“Fluturuan” në autostradë, si e pësuan keq 10 shoferë mbrëmë në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet me radar në rrugët e kryeqytetit.

Siç njofton policia janë hasur sërish drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë pezulluar 10 leje drejtimi.

Kliko per me shume info

Njoftimi i polisisë:

Në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurise gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me Radar.

10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h

Megjithëse kontrollet janë te panderprera përsëri ka drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnjë arsye për të qarkulluar me këto limite shpejtësie.

“Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar për të evidentuar ndëshkuar çdo shkelës të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.