Flet pronari i kompanisë që transportoi makinat me 4 mln euro brenda: Më kontraktoi një biznesmen

Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar një superoperacion, ku u sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’, ndërsa u arrestuan 3 persona, shoferët e kamionit që i transportoi nga Bari dhe administratori i kompanisë.

Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë që mister mbetet njeriu që porositi makinat.

Kliko per me shume info

Report Tv ka siguruar edhe dëshminë e parë të Likës, që ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte, ndërsa ishte kontraktuar për transportin nga një biznesmen, por pa dhënë detaje se kush ka qenë.

Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjeshtë transportin. Ishim kontraktuar nga një biznesmen kundrejt pagesës për të bërë transportin

Dëshmia e pronarit të kamionit
Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave ‘Toyota Yaris’. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga prokuroria për llogari të hetimeve. Operacioni është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.