Flet pacientja që ka tentuar dy herë vetëflijimin: S’i kam bërë analizat, jam me Ramazan

Aktualitet

Me ardhjen e verës rëndohet gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor.

Doktoreshë Valentina tregon arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen e temperaturave.

“Për shkak të djersitjes së madhe, të humbjes së lëngjeve, ka një përqendrim më të madh të medikameteve në organizëm dhe i krijojnë lodhje e këputje. Tendenca e tyre është që të ndërpresin mjekimin ”, shprehet doktoresha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vizita e radhës është me një paciente që ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Zonja 50-vjeçare nga një fshat i Tiranës merr mjekim prej vitesh për çrregullim bipolar. “Mos ardhtë më ajo situatë. Kisha ndërprerë edhe mjekimin”, thotë pacientja.

Doktoresha e pyet nëse ka bërë analizat që i ka kërkuar. “Nuk i kam bërë se jam me Ramazan. Unë jam sëmurë gjithmonë dhe nuk i kam marrë”, thotë zonja.

Numri i vizitave në një ditë shkon edhe 30 për një mjek. “Streset në punë, streset në familje, pasiguria për të gjetur. Është shtuar numri i pacientëve adoleshentë për shkak të abuzimit me substancat”, tregon doktoresha.

Doktoresha evidenton faktin që shqiptarët bëhen doktorë të njëri-tjetrit. “Ne e kemi më te letë të shkojmë te hoxha se sa te psikiatri”, thotë doktoresha.

Problem tjetër është mjekimi nga farmacisti.

“Japin edhe medikamente pa kriter, të cilat populli i ka si karamele tani. Shprehja popullore është që duhet të bëhesh mjek i vetes, por jo deri te përdorimi i medikamenteve”, shprehet doktoreshe Valentina./tch

ME TE LEXUARAT