Flet më në fund Turjan Hyska: Paga te Klani, si do e përballoj ndarjen nga Orinda
Lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan”, është nga ato për t’u mbajtur mend te ketij sezoni televiziv. Pas shumë vitesh, ai vendos të ndryshojë ekran. Pas lajmit se do te largohej ai, u konfirmua edhe ikja e trupes se “Apartamenti 2 Xl”, por jo bashkëshortes se tij nga ky TV.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nëse është ndër moderatorët më të paguar, për vendimin që mori në karrierë, martesën me Orinda Hutën dhe divorcin nga muzika, përgjigjja që jep për punën me Sokol Ballën dhe largimin e komentuar të Blendi Fevziut nga “Klan”, ai flet në këtë intervistë të parë për “Panorama Plus”.
Largohesh nga “Vizion Plus” pas shumë vitesh dhe shkon në “Klan”. Duke bërë pak lojë fjalësh për këtë lëvizje, me këtë ndryshim u dhe fund idealizmave për vizione largpamëse dhe po bëhesh pjesë e klaneve?
Unë po iki në “Klan”, po sigurisht me të njëjtin vizion dhe pasion që kam pasur gjithmonë.
Për aq kohë sa punove me Sokol Ballën në “Vizion Plus”, kuptove se ishit afër apo larg në mënyrën si e shihni të bërit televizion?
Nuk di të them, pasi nuk kam punuar asnjë ditë me Kolin.
Në pozicion drejtues dhe autor programesh, ç’mund të na zbulosh për projektin e ri? Do të jesh më afër argëtimit e duartrokitjeve apo rrahjes së mendimeve, pra, të një “talk show”?
Argëtim! Pjesa e “talk show” është e mbuluar në “Klan” më së miri.
U fol në fillim se do të merrje me vete gjithë stafin e “Apartamenti 2xl”. Tani është vendosur, pra i ke marrë?
Sigurisht! Ata janë staf i imi dhe vendosën të më ndjekin në këtë sipërmarrje të re.
Po bashkëshortja jote, Orinda Huta, do të shoqërojë në këtë sipërmarrje të re apo do e provoni të punoni një herë të ndarë?
Nuk është se kemi punuar ndonjëherë bashkë. Pothuaj s’takoheshim gjatë ditës në punë atje. Orinda për momentin ka bindjen që në “Vizion Plus” është shumë mirë, është zgjedhja e saj! Nuk e ndikoj dot.