Flet 50-vjeçarja që u martua me vëllanë: E bëmë në takimin e dytë

Bota

Një grua, e cila është martuar me vëllanë e saj që i kishte humbur shumë vite më parë, ka folur dhe ka treguar në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ajo dhe vëllai kishin humbur kontaktet prej shumë vitesh dhe pasi u takuan, ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

50-vjeçarja Debby Zutant u martua me bashkëshortin e saj, 36-vjeçarin Joe Burns në Kubë, në tetor të vitit 2015.

Çifti u takua 13 vjet më parë në vitin 2002, pasi ajo zbuloi babanë e saj birësues, Danny, i cili pasi e vendosi për adoptim kur ishte fëmijë, vazhdoi jetën me një grua tjetër.

Të dy ranë në dashuri më shikim të parë, ndërsa patën marrëdhënie seksuale në Nju Jork, në takimin e dytë.

Ata kaluan vite së bashku duke e mbajtur të fshehtë lidhjen, ndërsa i treguan familjes në vitin 2012.

Tani të dy jetojnë në Key Wes, Florida, ku gruaja thotë se janë të lirë të bëjnë jetën e tyre si të duan, si një çift normal, i martuar.

Debby ka thënë për mediat se tërheqja ndaj vëllait nuk është fetish, apo fiksim i sëmurë, por një simptomë e "Genetic Sexual Attraction" (Tërheqje seksuale gjenetike), një gjendje e dokumentuar shkencërisht, e cila ndodh mes kushërinjve të parë apo vëllezërve e motrave me një prind të përbashkët.

Ajo shton:

E di që duket e çuditshme. Edhe ne kemi dilemat tona dhe probleme që na mundojnë, si gjithë të tjerët, por thjesht kemi vendosur të mos mendojmë më në lidhje me këtë gjë".

ME TE LEXUARAT