Filmonte klientët në tualetin e lokalit për t’u vetëkënaqur, 21-vjeçarja fundos burrin

Bota

Një nënë e re denoncoi bashkëshortin e saj në polici pasi zbuloi se ai kishte filmuar klientët e lokalit të tyre, gjatë kohës kur përdornin tualetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mollie Clarke, 21 vjeç nga Coleraine kontrolloi telefonin e burrit të saj Richard Cooper, kur po punonte në kuzhinë pasi dyshonte se ai po e mashtronte.

Por në vend të gjente foto apo mesazhe të ndonjë gruaje tjetër ajo zbuloi pamjet ku gratë dhe fëmijët përdornin banjot e lokalit.

Gruaja e cila sapo kishte kaluar kancerin e denoncoi burrin në polici kur kaluan 100 ditë.

Ai më pas pranoi se i kishte regjistruar klientët madje edhe një nga koleget në restorantin e tij, për kënaqësinë e tij seksuale.

Vetëm kur ai u deklarua fajtor në gjykatë, gruaja e tij zbuloi gjithashtu se ai i kishte bërë video edhe asaj duke përdorur tualetin në shtëpi.

Mollie tha:

Tani e kuptoj se njeriu me të cilin mendoja se isha martuar nuk ekzistonte. Nuk e kisha njohur kurrë.Vendosa ta kontrolloja telefonin e tij një ditë kur ai e kishte vënë në karikim. Ai më tha të mos e prekja dhe unë dyshova se po më tradhtonte. Por nuk e di pse kur e hapa shkova drejt e tek videot. Mund të kisha shkuar tek mesazhet por e ndieja se kishte diçka tek videot. Fillimisht pashë një fëmijë që kishte shkuar në tualet dhe e hodha direkt telefonin nga dora. Më vonë kur u qetësova pashë se kishte edhe shumë të tjera. Mu neverit."

Ndërkohë të gjithë ata që ishin filmuar në video u identifikuan dhe u informuan nga policia për shkeljen e privatësisë së Cooperit, përfshirë edhe gruan e tij. Ndërkohë burri do të gjykohet për veprimin e tij të rëndë.

ME TE LEXUARAT