Festës i erdhi fundi, zvicerianët kërkojnë përjashtimin e Xhakës dhe Shaqirit

Kliko per me shume info

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë ngritur peshë zemrat e ç’do shqiptari mbrëmjen e djeshme pasi dy golat e fitores kundër Serbisë i festuan me shqiponjë.

Kliko per me shume info

Pas ndeshjes, kanë vërshuar komentet pozitive nga gjithë tifozëve shqiptarë të cilët janë ndjerë krenarë nga veprimi i tyre.

Gjithsesi, festa mund të prishet shpejt, pasi ka edhe njerëz që iu ka mbetur hatri nga gjesti i Xhakës dhe Shaqirit. Janë tifozët e Zvicrës të cilët kërkojnë që ata të dënohen sepse festuan me “shqiponjë”.

Në lajmin që ka bërë televizioni kombëtar zviceran “SRF”, në faqen e internetit për ndeshjen, janë postuar me dhjetëra komente.

Shumë tifozë zviceranë kërkojnë që Xhaka dhe Shaqiri të dënohen nga Federata zvicerane apo edhe të përjashtohen.

Sipas tyre, ata kanë thyer rregullat e vendosura në kombëtare e me një gjest të papërgjegjshëm, kishin provokuar lojtarët dhe tifozerinë kundërshtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.