Eva Murati e urren kur i thonë: Nusja e Jozefina Topallit! Merr vendimin drastik

Bukuroshja e ekranit Eva Murati është një emër tepër i lakuar në media, jo vetëm për karrierën në televizion por edhe për lidhjen e shumëpërfolur midis saj dhe djalit të ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Kliko per me shume info

E kohët e fundit ka pasur zëra të cilat thonë se Genar Topalli dhe Eva Murati nuk janë më bashkë.

Por duke folur nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në “Report Tv” Eva shprehet se është lodhur që e gjithë vëmendja shkon te lidhja e saj dhe jo te puna e arritjet.

“Megjithë respektin që kam për karrigen tuaj të prezantuesit , unë nuk dua të përgjigjem. Nuk e kam pasur më përpara problem që të merrem me këtë temë. Lidhja ime është bërë publike që kur unë kam qenë 16 vjeç, por gjëja që mua më ka bezdisur më shumë është që përpos gjithë arritjeve të mia , kjo ndoshta veçohet më tepër nga të tjerat.

Njerëzit që nuk më njohin fare më njohin vetëm nëpërmjet atyre që shkruhen në portale apo në media dhe kjo më bezdiste më tepër.

Unë shkoj në emisione kuzhine , më pyesin për jetën personale, shkoj në emisione muzike, më pyesin për jetën personale. Ky nuk është problemi im por i medias që ka abuzuar me emrin tim. Ndaj unë thjesht kam vendosur ti jap fund kësaj gjëje. Unë do vazhdoj të lë një pikëpyetje të madhe të gjithë kësaj meqenëse të gjithëve iu pëlqen kaq shumë”, tha ajo sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.