Euro merr kthesën e papritur sot, ndërhyn Banka e Shqipërisë, flet guvernatori

Kliko per me shume info

Ditën e sotme ka ndodhur ajo që kishte muaj që nuk shihej. Valutat e huaja kanë shënuar një rritje në kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Kështu, sot Euro u këmbye me 125.5 lekë duke shënuar kështu një rritje prej 0.83 lekësh krahasuar me një ditë më parë dhe kjo është rritja e dytë më e madhe gjatë këtij viti.

Kliko per me shume info

Dollari amerikan po ashtu u rrit, megjithëse në vlerat 0,02 lekë, ndërsa paundi britanik me 0.41 lekë dhe franga zviceriane me 0.57 lekë.

Ky është niveli më lartë i euros në tregun vendas, që nga data 1 qershor.

Banka e Shqipërisë njoftoi dje se do ndërhynte në tregun e brendshëm valutor  duke blerë valutën dhe kjo ka dhënë ndikim të menjëhershëm duke rritur vlerat e monedhave të huaja.

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko tha dje në konferencë:

Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve. Në këtë mënyrë, operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të.”

Por, sërish ekspertët e tregut valutor janë skeptikë duke qenë se para kemi 3 muajt e verës, ku prania e monedhave të huaja rritet ndjeshëm në tregun e brendshëm. Megjithatë, po sipas ekspertëve euro pritet të stabilizohet në një ekuilibër të ri të ulët, por ky nivel ka përgjithësisht efekte pozitive për ekonominë, pasi rrit fuqinë relative blerëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.