Erdogan 'dridhet' nga rivali, ja kush është kundërshtari i presidentit që mblodhi miliona njerëz në miting

Bota

Sot, mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi të thirrura nga presidenti i tanishëm, Recep Tayip Erdogan në muajin prill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shumë njerëz në Turqi dhe jashtë saj, thirrja e zgjedhjeve të hershme një vit para kohe ishte një befasi e madhe – ndërkohë që disa analistë kanë vlerësuar që presidenti Erdogan po ndjen mundësinë e humbjes, me ekonominë që ka filluar të bie, e me të edhe popullariteti i tij

Rivali më i madh i Erdoganit, dhe ai që pas raundit të dytë [nëse do të ketë] mund të bëhet president i ri i Republikës së Turqisë është Muharrem Ince nga partia CHP në opozitë.

Ince është politikan turk që është zgjedhur katër herë rresht si deputet i Partisë Republikane të Popullit [CHP, prej vitit 2002 e tekëndej. Ai ka qenë shef i grupit parlamentar të partisë së tij në dy mandate.

Ai u zyrtarizua si kandidat për t’u bërë president më 4 maj të këtij viti.

Ince është 54 vjeçar nga Yalova e Turqisë dhe ka qenë ndër zërat më të ashpër opozitar në Turqi që nga viti 2002 kundër partisë në Pushtet të presidentit Erdogan. Ai është bërë i njohur për fjalimet e tij shumë të zjarrta të cilat i kanë dhënë popullaritet shumë të madh në internet.

Pretendohet se me opozitën e bashkuar në raundin e dytë, Ince mund t’ia dalë mbanë që të përmbys presidentin aktual Rexhep Tayyip Erdogan.

ME TE LEXUARAT