Era Istrefi nuk do të përformojë në hapjen e Kupës së Botës, ja arsyeja

Showbiz

Lajmi se Era Istrefi do të këndonte në natën e parë të hapjes së Kampionatit Botëror të Fifa 2018 mori dhenë dhe performanca e saj mezi pritej nga të gjithë shqiptarët.

Ditën e sotme fillon zyrtarisht Botërori dhe nëse po prisnit që të shikonit performancën e Erës me Nicky Jam e Will Smith, do të zhgënjeheni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mamaja e këngëtares shqiptare, Syzana Tahirsylaj, në një prononcim për “Lajme.net” ka rrëfyer se Era nuk do të jetë e pranishme sot për të kënduar. Ajo ka thënë se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

“Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo. Vet Era nëpërmjet disa postime në Instastory ka treguar se është në Xhamajkë dhe do të xhirojë nesër klipin për këngën e saj “Prisoner”.

Ndërkaq, në ndeshjen hapëse të ditës së sotme, ku luan Rusia kundër Arabisë Saudite, ka performuar këngëtari Robbie Williams.

ME TE LEXUARAT