Emri i Maqedonisë, kryeministri jep njoftimin: Jemi në fund të negociatave

Duket se çështjes së emrit të ri të Maqedonisë po i vjen fundit dhe këtë gjë e ka deklaruar vetë Kryeministria greke.

Bisedimet mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Tsipras vazhdojnë ende, ndërsa sipas Kryeministrisë greke një telefonatë mes tyre e zhvilluar ditën e sotme pritet të nxjerrë konkluzionet përfundimtare.

Kliko per me shume info

Sakaq Zaev ka thënë se dy vendet janë në fund të negociatave dhe se po vijojnë diskutimet, ndërsa ka premtuar se ky debat do të mbyllet përpara samitit të BE-së.

Ditën e nesërme pritet të ketë edhe një telefonatë tjetër midis dy kryeministrave, teksa ministri i Mbrojtjes së Greqisë do të dalë në një deklaratë për shtyp për të qartësuar gjërat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.