Dalin emrat, kush janë gjashtë të plagosurit në aksident, skena lufte në rrugën e Rinasit

Kliko per me shume info

Kater automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtunë në segmentin që të çon për në aeroportin Nënë Tereza.
Ne vendin ku ndodhi ngjarja, skena eshte e ngjashme me vendet ku zhvillohen luftime, duke treguar edhe njehere se siguria rrugore ne Shqiperi eshte ne nivele alarmante.

Aksidenti i frikshëm ndodhi menjehere sapo kalon mbikalimin e Kasharit ndërsa nga përplasja e fortë njëri prej mjeteve u nda në dy pjesë.

Kliko per me shume info

Policia njofton se si pasojë e aksidentit 6 persona u plagosën ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Policia bëri të mundur transportimin për në spital të Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Amarildo Bregu 28 Roland Marku dhe Gabriele Vokri që të dy 22 vjeç si dhe 51 vjeçarit Reshat Hoxha. Sipas mjekëve të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa Ornela Muja 23 vjeçe është në gjendje më të rënduar.

Shkak i aksidentit mësohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara por dhe humbja e kontrollit të mjeteve ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.