Elvis Naçi zgjidhet nga PD për kryetar bashkie kundër Veliajt? Reagon imami menjehere

Aktualitet

Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar si thashetheme nga korridoret e politikës që imami Elvis Naçi do kandidohej nga opozita përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

U përhap gjerësisht nëpër mediat online dhe u komentua në forma të ndryshme nga qytetarët, mirëpo imami Naçi ka vendosur të tregojë si qëndron e vërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Naçi, i cili prej muajsh është pjesë e një misioni bamirësie së bashku me Sidrit Bejlerin në programin “Shqiptarët për shqiptarët” u ka dhënë fund aludimeve për kryebashkiak, duke thënë se nuk ka në plan të merret ndonjëherë me politikë.

Elvis Naçi u shpreh:

Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire.”

Dihet që politika dhe feja janë në kahe të kundërta më njëra-tjetrën për mënyrën se si veprojnë dhe ndoshta ky distancim i imam Naçit është më se i duhuri.

ME TE LEXUARAT