Elvana kërcen në studion e Albi Nakos, por sytë janë tjetërkund

Showbiz

Ka vetëm pak orë që është publikuar klipi i ri i këngëtares Elvana Gjata dhe deri tani ka pasur mjaft reagime. Kënga ritmike “Ku vajti” ka arritur mbi 400 mijë klikime në YouTube dhe ka tërhequr vëmendjen për një tjetër talent të këngëtares, kërcimin.

Sot, Elvana Gjata ka publikuar disa video nga prapaskena dhe provat e kërcimit me trupën e baletit të koreografit Albi Nako. Përpos performancës, fansat e këngëtares vunë re një tjetër detaj interesant. Në studion e kërcimit të koreografit qëndronte ende fotoja e ish-bashkëshortes së tij, Klaudia Pepa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“S’e paska hequr Albi foton e ‘motrës”, shkruan një komentues.

E realizuar në kohën kur dyshja ishte bashkë, fotoja e Klaudia Pepës ka bërë kuriozë të gjithë komentuesit për marrëdhënien mes Albit dhe Klaudias.

Kjo pasi Albi Nako është përfolur së fundi edhe për një lidhje me balerinën Alba Hoxha kur u panë bashkë në një event në kryeqytet.

Kjo e fundit shihet teksa bën prova në klipin e ri të Elvanës, dhe nëse është e vërtetë lidhja e saj me koreografin, Alba nuk e ka problem që Klaudia ta shoqërojë çdo ditë me “prezencën” e saj.

ME TE LEXUARAT