E akuzuan për dhunë ndaj nxënësve, drejtoresha nis të qajë: Mësuesja po përdor fëmijët

Drejtoresha e shkollës “Osman Llampiraj” në Shtoj i Ri në Shkodër, Saime Hegrepi, është akuzuar publikisht në disa media lokale dhe kombëtare nga një prej mësueset e stafit pedagogjik, se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj stafit, disa nxënësve të shkollës si dhe prindërve të tyre.

Ditën e sotme, pasi bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Shkodrës, Saime Hagrepi doli në një deklaratë para mediave, ku sqaroi situatën dhe nuk i përmbajti lotët.

Kliko per me shume info

Ajo u shpreh:
Më daën 6 qershor 2018, mësuesja e shkollës 9-vjeçare, Luljeta Shyti, ka dhënë një interviste në disa media duke pretenduar se nga unë është ushtruar dhunë fizike, psikologjike e verbale, si mbi nxënësit e shkollës, edhe mbi stafin pedagogjik, gjë që nuk është e vërtetë. Ndaj ju bëj me dije se sot kam depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku akuzoj Luljeta Shytin për fyerje dhe shpifje ndaj meje dhe familjes sime”.

Sipas drejtoreshës, nxënësit janë manipuluar nga mësuesja e tyre për motive të ulëta dhe të varfra në inskenim.

Ajo shtoi se beson që drejtësia do të dënojë këtë punonjëse, e cila jo vetëm manipulon dhe shtrembëron fakte e rrethana, por shfrytëzon nxënësit e shkollës për t’u dhënë zë marrëzive dhe fantazive të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.