Dy të vdekur në Prishtinë, policia dyshon në vrasje dhe vetëvrasje
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë vrarë në rrugën “Fitim Duraku”, në Prishtinë.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona, njëri mashkull i vrarë nga arma e zjarrit dhe një femër e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jetë pasi që nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit", thuhet në njoftimin e Policisë, dërguar medieve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas këtij institucioni, hetimet preliminare të kryera tregojnë se dyshohet që fillimisht është plagosur viktima Z.C nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.