Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, mesazhi prekës i të birit: Të kam aq shumë borxh!

Kliko per me shume info

Vdekja e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri nuk preku vetëm opinionin sportiv shqiptar, por të gjithë ata që e njohën atë. Padyshim humbjen e Fadil Vokrrit e përjetoi më shumë familja e tij.

Përmes një postimi në Facebook, djali i madh i të ndjerit, Gramoz Vokrri ka shkruar një mesazh mjaft emocionues për babanë e vet.

Kliko per me shume info

“Të gjithë të njohin si legjendë, por unë të njoh si baba, si njeriun që më mësoi gjëra më rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë. Të kam aq shumë borxh! Pusho në paqe baba legjendar”- shkruhej në postimin e djalit të Fadli Vokrrit.

Ndërkohë, rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë të Vokrrit, të publikuara sot, kanë konfirmuar se ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.