Dikur shiste limona dhe simite, ja kush është në të vërtetë Rexhep Taip Erdogan

Bota

Rexhep Taip Erdogan drejton Turqinë që prej vitit 2002, njëherë si kryeministër dhe mandatin e fundit si president.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në zgjedhjet e sotme presidenciale që zhvillohen në Turqi, Erdogan garon me pesë kundërshtarë e megjithatë pritet që të dalë i pari.

Por përtej petkut të politikanit e burrit të fuqishëm që duket në media, kush është në fakt Erdogan?

64-vjeçari ka lindur në Kasimpasa të Turqisë dhe ndonëse njëherë deklaroi se familja e tij ishte nga FGjeorgjia, shpejt u detyrua ta përgënjeshtronte këtë deklaratë pasi pa që popullariteti po i binte në vitin 2003.

Ai e ka kaluar fëmijërinë në Rize, ku si adoleshenti është dashur të punojë për të fituar.

Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.

Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyrë duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik.

Fillimisht djaloshi ishte angazhuar në futboll në një klub lokal dhe e kishin kërkuar klubi i Fenerbahçe-s por babai i tij nuk e kishte lejuar.

Tashmë në qytetin ku Erdogan lindi mban emrin e presidentit në stadiumin e tij pikërisht për këtë arsye.

Skuadra ku ai luante ishte gjysmë profesioniste  ndërsa gjatë kësaj kohe Erdogan studionte edhe administrim biznesi.

Por shpejt ai iu fut politikës në Unionin Studentor Kombëtar turk, duke u bërë pjesë e një grupi antikomunist.

Që nga ajo periudhë ai filloi të shprehte një lidhje të fortë me identitetin kombëtar dhe fetar të Turqisë.

Ai u martua me vajzën me orogjinë arabe Emine Gulbaran në vitin 1978 dhe bashkë bënë katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

Gjithashtu Erdogan ka bërë katër muaj burg për aktivitetin e tij kundërkushtetues përpara se të formonte partinë e tij më 2001.

Qeveria e Erdoganit është kritikuar për mashtrim elektoral, shkelje te Kushtetutës, shkelje te të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shtypit dhe mediave sociale.

ME TE LEXUARAT