DETAJET/ Grabitësve që lanë të vdekur Agur Vrenozin në Fier u zbulohet tjetër vjedhje me armë, i bënë pritë…

Aktualitet

Identifikohen dy autoret e grabitjes me arme te nje shtetasi nga Berati, te cliit iu be prite ne 15 shtator te vitit te shkuar, teksa ishte duke udhetuar me mjetin e tij  “Benz”.

Policia e Vlores e ka dokumetuar me prova ligjore vjedhjen me armë zjarri, qe iu be shtetasit  D.H., banues në Samaticë, Berat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit Lulzim Demiraj, 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë. Burimet e Panorama thane se ata janë edhe autorë të grabitjes me vdekje që u bë në këmbimin valuator në Fier disa muaj me pare, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi, i cili ndërhyri të ndihmojë pronarin e pikës së këmbimit.

Njoftimi i policise

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pronës, në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një vjedhje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.

Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT