Dënohen 25 pjesëmarrësit në protestën kundër pagesës në autostradën Durrës-Kukës

Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës në rrugën Durrës Kukës, gjatë protestës së 31 marsit. BIRN mësoi se vendimi u mor në një seancë të vetme gjyqësore, ndërsa personat e përfshirë kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Gjykata ka dhënë për shumicën e tyre, 20 protestues, dënim me kusht nga 4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me gjobë nga 100 mijë lekë.

BIRN mësoi nga palët se në këtë rast ishte aplikuar “Gjykimi me marrëveshje” i përfshirë sëfundmi në Kodin e Procedurës Penale, mes prokurorisë dhe të akuzuarve. Ndërsa trupa gjykuese e kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Kukësit Isuf Shehu ka vlerësuar ligjshmërinë dhe miratuar marrëveshjen mes palëve.

Kliko per me shume info

Shumica e të dënuarve u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Kukës, menjëherë pas protestës së 31 marsit kundër ndërtimit të vendpagesës në atë që njihet si “Rruga e Kombit” dhe lidh Shqipërinë me Kosovën. Ata u akuzuar për “Shkatërrim Prone”, “Shkatërim prone me zjarr” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”.

Protesta kundër pagesës prej pesë euro për kalim në rrugë u thirr nga Këshilli Bashkiak i Kukësit ndërsa doli jashtë kontrollit kur protestuesit, duke thënë se u provokuan nga policia e cila tentoi të ndalonte afrimin e tyre pranë objektit, sulmuan dhe shkatërrruan vendpagesën. Arrestimi i tyre u cilësua i paligjshëm dhe opozita e shoqëria civile organizuan disa protesta, përfshi një angazhim disa ditorë para policisë së Tiranës ku të arrestuarit u sollën për masë sigurie për të shmangur përplasje të tjera në Kukës.

Megjithatë përndryshe nga qëndrimi për arrestim të paligjshëm të akuzuarit kanë pranuar akuzat e prokurorisë dhe gjykata vendosi të pranojë marrëveshjen e arritur. BIRN mësoi se janë dënuar me katër muaj burg, dhe liruar me kohën e paraburgimit Elton Cengun 39 vjeç dhe Vasil Laçi 31 vjeç. Nderkohë që janë denuar me gjobë prej 100 mijë lekësh Paolo Hoxha, Adem Duraku dhe Ardit Alidini. Të arrestuarit e tjerë janë dënuar me kusht.

Ndërkohë megjithëse i pati sulmuar protestuesit si “barbar” kryeministri Edi Rama pranoi se kishte dështuar të informonte banorët mbi koncesionin në një reagim pas protestës. Ai angazhoi, dy vjet pas miratimit të koncesionit dy ministra të qeverisë për të negociuar një tarifë të përballueshme për banorët e zonës. Nuk ka ende një komunikim zyrtarë të rezultateve të negocimit edhe pse në media janë përmendur shumë mjaft herë më të ulëta se tarifa fillestare.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet me disa qindra milion euro. Pagesa është pjesë e koncesionit për mirëmbajtjen dhe iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highëay Concession, kontrollohet 50 për qind nga Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.