Deklarata e Metës për Teatrin, zyrtari i LSI i del kundër: Nuk të kuptoj

Kliko per me shume info

Paraditen e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin i cili parashikon prishjen e TK, ndërtimin e një teatri të ri si dhe një serie kullash të larta nga Fusha shpk.

Meta tha se po ndjek me vëmendje situatën dhe bën thirrje për dialog e transparencë.

Kliko per me shume info

Por me këtë deklaratë të tij duket se nuk është dakord ish-ministri i LSI, tashmë anëtar i kryesisë, Ylli Manjani.

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët!

Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.

Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!”, shkruan Manjani ndërsa argumenton:

“Çështjet janë:

1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!
2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?
Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…, përmbyll me nota kritike në fund Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.