Cristiano: Barazimi me Spanjën, rezultat i drejtë

Sport

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo deklaroi se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes Portugali-Spanjë.

Sulmuesi portugez, i cili shënoi 3 gola në ndeshjen që përfundoi 3-3, u shpreh pas takimit: “Është puna e shumë viteve. Tifozët më kanë besuar gjithmonë dhe unë punoj për vendin tim. U përpoqëm të fitonim, por barazimi ishte rezultati i merituar për të dyja skuadrat”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kishim përballë një nga favoritet e Botërorit dhe u sakrifikuam për të marrë të paktën një pikë”, shtoi Cristiano.

Sulmuesi i Realit shënoi me 11-metërsh, me të majtën nga jashtë zone dhe me goditje dënimi në përballjen spektakolare me Spanjën.

ME TE LEXUARAT