Cfarë po ndodh në tregun shqiptar?! Kursi i euros bie por cmimet nuk ulen

Kliko per me shume info

Monedha e përbashkët europiane nuk ndalet në rënien e saj. Sot ajo ka arritur një tjetër rekord në tregun vendas, duke u këmbyer me 125.4 lekë.

Por edhe pse dobësimi i saj ka më shumë se dy vite në treg, çmimet nuk po lëvizin. Raporti mes importit dhe eksportit në Shqipëri është 1 me 3, ku 80% e tregtisë bëhet me vendet e eurozonës, por ulja e euros nuk ka ndryshuar çmimet e shumë produkteve.

Kliko per me shume info

“Me gjithë defektet që ka tregu shqiptar dhe mënyra se si funksionon, duket që kjo ulje e Euros në tregun shqiptar po transferohet si fitim për importuesit të cilët nuk kanë ndryshuar çmimet”.

Sektori bujqësor është ai që prej kohësh kërkon reflektimin e uljes së euros në çmime. Agim Rrapaj thotë se nafta, lëndët e para dhe plehrat kimike që duhen për këtë industri kanë të njëjtin çmim, madje disa janë rritur.

“Plehrat kimike, pesticidet, karburantet, ushqimet për blegtorinë më rezulton që çmimet janë po ato që kanë qenë edhe më përpara. Vërehet edhe një fenomen tjetër, që ne na ka habitur, një rritje e çmimit të karburanteve me 5 Lekë për litër”.

Bizneset nuk harrojnë të kujtojnë edhe dukuri të kundërta, kur vlera e euros është rritur bashkë me çmimet. Ndërsa ekonomistët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për të shpëtuar sektorin e eksportit.

“Në rritje kjo reflektohet dhe ne pikërisht këtë po kërkojmë. Ajo që reflektohet në rritje duhet të reflektohet dhe në rënie”.

“Është e nevojshme dhe një ndërhyrje në kuadrin e politikave ekonomike”.

Përgjatë sezonit të verës, euro parashikohet të vazhdojë rënien për shkak të volumeve të mëdha të saj që pritet të hyjnë në treg në periudhën kulmore të mbërritjes së vizitorëve në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.