Bie kriminaliteti, ky është shteti që mendon të mbyllë burgjet

Soft

Holanda do të mbyllë katër burgje pas rënies së krimit - pavarësisht nga importimi i të burgosurve nga vendet e tjera për të provuar dhe mbushur ato.

Qeveria holandeze po shqyrton mbylljet pasi doli se normat e krimit tani janë më të ulëtat që nga viti 1980.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani ka vetëm 49 krime të raportuara për çdo 1,000 shtetas, thotë zyra e statistikave kombëtare CBS zbuluar më parë këtë vit, transmeton oranews.

Një planifikim i vitit 2013 për mbylljen e 19 burgjeve, shkaktoi shumë zemërim midis punonjësve të burgjeve, ndërsa qeveria filloi të 'importojë' të burgosurit nga vendet e tjera, duke përfshirë Norvegjinë dhe Belgjikën, me shpresën për t;i mbajtur ato të hapur.

Megjithatë, burgjet në zonat e largëta ose rurale do të shpëtohen mes frikës se mbyllja do të shkurtonte vendet e punës.

"Algemeen Dagblad" raportoi se një e treta e 13.500 shtretërve të burgut të Holandës ishin të zbrazët në vitin 2017 duke bërë shkurtime të pashmangshme.

ME TE LEXUARAT