Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje klubin e Vllaznisë

Sport

Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë në shitje klubin e futbollit të Vllaznisë.

Vlera minimale për shitjen e klubit legjendar është përcaktuar në 507 milionë lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi premtoi se procedura e shitjes së aksioneve do të jetë tërësisht transparente dhe do të shitet vetëm te blerës seriozë, që plotësojnë kriteret.

Vllaznia ra nga Kategoria Superiore këtë sezon, duke vulosur krizën që po vuante prej disa vitesh.

Një sezon më parë Vllaznia shpëtoi nga rënia një kategori më poshtë vetëm në javën e fundit.

ME TE LEXUARAT