Balerini i famshëm shqiptar rrëfen fillimet në balet: “Shokët më tallnin"

Showbiz

Balerini i njohur shqiptar, Igli Mezini, i cili prej disa vitesh jeton dhe zhvillon karrierën në Gjermani është rikthyer në Shqipëri për realizimin e një projekti kërcimi.

Ai e ka konceptuar vetë këtë ide e cila nisi me video ku ai kërcen nëpër disa vende të njohura të Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ftuar në emisionin “Wake up” balerini zbuloi se me projektin e  tij “Tirana Moves”, ai synon të promovojë  kryeqytetin nëpërmjet artit.

Por veç projektit, gjatë intervistës ai foli dhe për fillimet në balet në Shqipëri duke treguar se fillimisht ai paragjykohej nga shokët të cilët e tallnin se vishte streçe.

“Jam zënë me të gjithë çunat e lagjes, më thonin ‘iii me streçe’ , por pastaj ndryshoi puna më thonin ‘ti prek gocat’” – ka treguar me humor Igli.

ME TE LEXUARAT