Kamp refugjatësh në Shqipëri, zyrtari grek në BE zbulon të vërtetën: Ekziston ideja

Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për krizën e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore.

Dimitris Avramopoulos u shpreh se kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Kliko per me shume info

“Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”,tha Avramopoulos.

A është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.

“Ne nuk e kemi diskutuar një insiativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë”, theksoi ai/

Komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.

“A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani”, u shpreh Avramopulos.

Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufijve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së./ Abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.