Austria planifikon të krijojë qendra për emigrantët jashtë BE-së, në Shqipëri

Aktualitet

Portali zviceran sëissinfo.ch bën ne dije se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të ngrihen qendrat e grumbullimit për mbrojtjen dhe strehimin e emigrantëve nga lindja.

Grumbullimi në një vend jashtë BE i emigrantëve, të cilët dëshirojnë të shkojnë në vendet e BE, është një nga zgjidhjet e propozuara nga disa vende të BE që po vuajnë nga kriza e emigrantëve. Austria po studion të gjitha mundësitë e realizimit të këtij projekti duke patur parasysh Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi të mërkurën krijimin e një ‘fronti’ të përbashkët të ministrave të brendshëm austriakë, gjermanë dhe italianë për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që evropianët po vuajnë nga kjo çështje e mprehtë. ‘Sipas mendimit tonë ne kemi nevojë për një front të përbashkët në luftën kundër emigracionit të paligjshëm’ shtoi ai.

Austria po punon me disa shtete të BE për krijimin e qendrave të pritjes së emigrantëve jashtë BE për ‘strehim dhe mbrojtjen, por jo për të krijuar kushtet për një jetë më të mirë’, ka thënë Kurz një ditë më parë për televizionin publik ORF.

Z. Kurz, një konservator që qeveris në Austri me të djathtën ekstreme, nuk ka specifikuar se për këtë do të ngriheshin këto qendra. Ndërkohë, homologu i tij danez Lars Lokke Rasmusen, javën e kaluar diskutoi me disa vende, duke përfshirë Austrinë, krijimin e ‘qendrave të përbashkëta’ për emigrantët të cilët nuk kanë kërkuar azil në vendet e BE ose që janë refuzuar prej tyre.

‘Ky është një projekt që po punojmë me një numër të vogël shtetesh në një mënyrë shumë konfidenciale për të rritur mundësinë e realizimit’, shtoi Kurz në ORF. Ndër vendet që ka mundësi të pranojë ngritjen e këtyre qendrave është Shqipëria.

ME TE LEXUARAT