Aurela Gaçe del me grim në plazh dhe as që do t’ja dijë

Showbiz

Nëse diku nëpër internet keni hasur ndonjëherë listën e gjërave për të mos bërë kur je në plazh, me siguri përdorimin e grimit do ta keni gjetur në top 10-ëshe, duke qenë se ekspertët e galateos e konsiderojnë një gafë të madhe.

Megjithatë, vitet e fundit ka shumë të tjerë që besojnë se një grim i lehtë e natyral buzë detit nuk lëndon askënd ndaj përgjithësisht, kur vjen puna tek këto “rregulla”, njerëzit janë të dyjëzuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por për çfarë e kemi tjetër Aurela Gaçen përveçse për të bërë muzikë të mirë, pompa në skenë e për të thyer rregulla? Ditën e stome, këngëtarja e famshme shqiptare ka postuar në Insta Story një foto nga plazhi ku duket përkrah së bijës dhe jo vetëm që ka bërë grim, por një goxha grim. Gaçe shihet e lyer me buzë e sy ngjyrë vjollcë, të kombinuara me kostumin e saj të banjës dhe ka treguar si gjithnjë, që fjala “rregulla” nuk gjendet shpesh në fjalorin e saj.

ME TE LEXUARAT