Arrestohet babai në Berat, mbajti djalin me dhunë të ngujuar në shtëpi

Aktualitet

Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" i Beratit ka mbajtur peng djalin e tij 17 vjeçar me inicialet A.D, 17, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë nga shtëpia.

Të bërtiturat e 17 vjeçarit u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autor i krimit është shtetasi Miri Dura, 43 vjeç.

Mësohet se nuk e ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa.

Fqinjët tregoj në se tre ditët e fundit burri kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

POlicia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija ka qënë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike.

Policia ka nxjerrë 43 vjeçarin nga banesa, i cili ishte i ngujuar aty me një sëpatë në dore dhe kërcënonte policinë madje ka hipur në cati dhe ka qëlluar me tjegulla efektivat e rendit.

ME TE LEXUARAT