Arrestohen dy të rinj në pikën kufitare, iu gjetën 21 kg drogë në çantë

Aktualitet

Dy të rinj përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë kufitare ditën e djeshme në Kapshticë, pasi tentuan të kalonin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike në Greqi.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Adritatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnje dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë janë ndaluar në flagrancë teksa në çantën e njërit prej tyre janë gjetur rreth 21 kg e 400 gr kanabis sativa, të cilën synonin ta kalonin në drejtim të Greqisë.

Sakaq policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.06.2018, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë, Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

Pasi në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur "Lugina e vogël", këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT