Arresti ndaj protestuesve në Rrugën e Kombit, KLD hetim në gjykatën e Kukësit

Kliko per me shume info

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hetojë procedurat e ndjekura nga Gjykata e Kukësit, në lidhje me caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Hetimi administrativ do të bëhet nga ana e Inspektoratit të KLD. Vendimi u miratua në mbledhjen e së martës, bazuar në rekomandimet e përcjella zyrtarisht për Këshillin nga ana e Avokatit të Popullit.

Në të njëjtën mbledhje, KLD rrëzoi propozimin e bërë nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Kliko per me shume info

Kjo pikë e rendit të ditës është shoqëruar me debate mes ministres dhe anëtarit Gjin Gjoni. Ai ka pretenduar se KLD nuk mund të marrë masa ndërsa ministrja është shprehur se Këshilli nuk mund të ndryshojë qëndrim. Burime brenda mbledhjes bënë me dije se gjithë anëtarët gjyqtarë votuan kundër shkarkimit, ndërsa ministrja dhe Presidenti i Republikës, njëkohësisht kryetari i KLD votuan pro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.