Anglia merr tri pikët me vështirësi ndaj Tunizisë

Sport

Anglia me veshtiresi ka fituar përballjen me Tunizinë ne ndeshjen e pare te saj ne kete boteror. “Tre Luanët” e nisen me fitore aventurën në Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke mundur Tunizine, me rezultat 2-1, në ndeshjen e radhes ne kuadër të Grupit G.

Anglezët është dashur të perpiqen deri ne fund për të marrë trepikëshin e parë pasi Tunizia u shfaq ekip i fuqishem gjatë gjithë ndeshjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qene Herry Kane, njeriu i fitores për Anglinë, i cili ka realizuar dy gola në minutën e 11-të dhe 92-të, kurse, për Tunizinë e realizoi Sassi në minutën e 35-të.

Anglia dhe Belgjika kryesojnë Grupin G me nga tri pikë, kurse, Tunizia dhe Panama duhet të kërkojnë pikë në sfidat e ardhshme.

ME TE LEXUARAT