Ançeloti zbulon kombëtaren favorite në Rusi 2018

Sport

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit, të shumtë janë figurat e njohura të botës së futbollit të cilët nuk kanë ngurruar të japin parashikimet e tyre.

Në të njëjtën linjë është edhe trajneri i ri i Napolit, Ançeloti, që parashikon Brazilin si fituesin e Botërorit në Rusi. Ndërsa sa i përket Kombëtareve që mund të bëjnë surprizën, tekniku italian përmend emrat e Kroacisë dhe Belgjikës, transmeton Vip Sport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj se Brazili është favoriti kryesor për të fituar Botërorit, pasi trajneri i tyre ka ndërthurur mbrojtjen e fortë me një sulm të frikshëm. Fituesi i këtij turne mund të vijë edhe nga grupet në të cilat gjenden Argjentina, Gjermani dhe Spanja.

Sa i përket Kombëtareve që mund të shkaktojnë surprizën, unë do të përmendja emrin e Belgjikës pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Premier League, por edhe Kroacinë pasi ka shumë elemente dhe kualitete”, ka thënë për “Sky” trajneri i Napolit.

ME TE LEXUARAT