Ky është fillimi i një fundi, komentatori publikon analizën që trondit Gjermanë

Kliko per me shume info

Marsel Rif është një komentator i njohur në Gjermani. 68- vjeçari ka bërë një analizë të shkurtër për gazetën gjermane “TZ”, ku ka komentuar paraqitjen zhgënjyese të “Pancerave” ndaj Meksikës.

“Nëse meksikanët nuk do t’i kishin luajtur aq keq ato kundërsulmet e tyre, atëherë do të kishte qenë një katastrofë për ne”.

Kliko per me shume info

Rif, që njihet për komentet e tij të rrepta, por të drejta, vazhdon më tej duke bërë një koment për fjalët e Mats Humelsit pas ndeshjes. Mbrojtësi deklaroi se ndodhej i vetëm me Boatengun në repartin defensiv.

“Këto gjëra nuk mund t’i thuash në publik. Janë opinione që ndahen midis lojtarëve në privatësi. Kjo nuk i shërben aspak shpirtit të skuadrës. Po të shohim golin e Meksikës, atëherë Humels duhet të na shpjegojë shumë gjëra se si mbrojtja nuk reagoi në shumë momente më përpara se të vinte ndëshkimi.

Mats me shokë dribloheshin shumë lehtë nga kundërshtarët, të cilët kishin mundësinë të na shpërfytyronin duke na shënuar më shumë se një gol”, tha Rif. Trajneri Lëv ka qenë në krye të kritikave gjatë javës, së bashku me Ozilin dhe Khediran.

Nëse ai do të ndryshojë diçka në ndeshjen ndaj Suedisë, kjo mbetet për t’u parë. Suedia do të jetë me shumë mundësi bileta e fundit për skuadrën gjermane, që në rast se nuk fiton, do t’i komplikonte shumë shanset për të qëndruar në Rusi për të mbrojtur titullin kampion të fituar katër vite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.