Ambasadorja e BE Vlahutin vulos debatin: S`ka kamp refugjatësh në Shqipëri

Aktualitet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin ka hedhur poste pretendimet per kamp refugjatesh ne Shqiperi.

"Eshtë tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund të jua siguroj që është absolutisht një jo”, tha Romana Vlahutin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga Berati, ajo sqaroi se ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë, siguroi ambasadorja Vlahutin.

“Ideja është që ka dy arsye sepse është diskutuar kjo lloj gjëje e qendrës. E para e punës sepse është mirë që të vendoset këtu sepse shteti shqiptar po bën një punë shumë të mirë, kur bëhet fjalë për punën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe paranadalimit të tij dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe kjo e bën një vend shumë të mirë për të pasur një qendër rajonale që e përsëris absolutisht që nuk ka të bëjë me të kthyerit”, theksoi ambasadorja.

Si mbështetëse e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Romana Vlahutin tha se tashmë është në dorën e 28 vendeve anëtare.

“Shqipëria ka punuar fort, por kjo do të varet nga vendimi i 28 vendeve anëtare. Komisioni bëri atë që duhet të bënte, tha atë që duhet të thoshte, pra dha rekomandimin e pakushtëzuar. Pra ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet të punohet dhe më pas do të shohim çfarë do të thuhet nga vendet e BE se nuk dua ta paragjykoj këtë gjë para kohe”, tha Vlahutin.

ME TE LEXUARAT