Aktorja e njohur shqiptare pranon ndërhyrjet: “Më shkoi goja mbrapa”

Kliko per me shume info

Ana Lika është kthyer në një nga aktoret më të dashura dhe më të komentuara për publikun shqiptar.

Si e tillë ajo ka rrëmbyer shpesh vëmendjen e mediave rozë, sidomos për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrën e saj.

Kliko per me shume info

Pavarësisht kësaj faqja “Vipat e bllokut” në Instagram është përpjekur të demaskojë aktoren me një foto para dhe pas operacioneve plastike.

Pas kësaj ajo nuk i ka rezistuar tundimit për të reaguar duke treguar hapur operacionet që ka kryer.

“Atëherë, që të bini rehat se më shkoi goja mbrapa duke thënë në çdo vend që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër, ashtu siç nuk e kam pasur për turp e siklet të tregoj këto të dyja do të kisha treguar edhe gjëra të tjera). Tani, nëse të evidentosh vetullat hyn tek operacionet, më thoni se nuk e dija… Se këtë doja ta mbaja të fshehtë, po shumë budallaqe… Unë e kam hedhur edhe në Instagramin tim personal pasi i kam bërë. Kurse përsa u përket lenteve e keni shumë gabim se i kam vetë sytë blu si në gri me pak xixa” – shkruan aktorja duke qeshur në komentin replikues ndaj faqes së njohur në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.