Aktori i “Portokallisë” sulmon Avokaten e Popullit: Vetëm homoseksualët mbroni, s’keni b*thë për …

Aktori i njohur i Portokallisë, Marin Orhanasi ka reaguar mesditën e djeshme kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanica lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, kryesisht edhe me Teatrin Kombëtar.

Kliko per me shume info

Në një status në Facebook, Marini shënjestron Avokaten duke u shprehur se ajo ngrihet vetëm për problemet e komunitetit të LGBT-së dhe jo për probleme të tjera jashtë këtij komuniteti.

“Kam një pyetje”, – shkruan Orhanasi. “Ky Avokati i Popullit, avokat i kujt populli është? Se i yni jo njëherë! Ku na mbron ne, kur dhe me çfarë çështjesh merret? Se me të popullit nuk po merret. Në fakt janë marrë me diçka. Kanë mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Dakord. Por po ndihem i persektuar si heteroseksual”.

“Duhet të jesh homoseksual që Avokati i Popullit të reagojë? Nëse jeni aty për të mbrojtur vetëm homoseksualët atëherë po e merrni rrogën kot! Populli jua jep rrogën dhe më e pakta që mund të bëni është të lëshoni ndonjë deklaratë që herë pas herë që të justifikoni rrogën [siç kanë bërë edhe për LGBT-në në fakt!]. Se b*thë nuk paskeni për gjë tjetër. Veç për homoseksualët keni b*thë ju bythecë!”, – përfundon Marini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.