Aksidenti në Rinas, e plagosur edhe muzikantja amerikane: Përjetova tmerr

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë ndodhi dy ditë më parë në rrugën e Rinasit, ku mbetën të plagosur katër persona.

Një mjet tip “Ford” i drejtuar nga dy djem të rinj në gjendje të dehur humbi kontrollin edhe si pasojë e lagështisë në rrugë dhe u përplas me një furgon “Benz” që po shkonte drejt aeroportit.

Kliko per me shume info

Në furgon ndodhej edhe muzikantja e njohur amerikane Eris Drew, e cila mori pjesë në një festival në vendin tonë.

Dreë ndaloi në Oslo ku do të zhvillojë koncertin e radhës. Muzikantja amerikane u trajtua aty për shembjet që pësoi në aksidentin në Rinas dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Isha shumë e frikësuar dje, frika më intensive që kam përjetuar. Dikush vdiq në aksident (jo në makinën time) dhe makina e tyre u copëtua në gjysmë. Jam mirë”, shkruan ajo.

Eric Drew është muzikante transeksuale dhe DJ me bazë në Çikago të SHBA-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.