Aksident në ish-bllok, plagoset rëndë i moshuari

Kliko per me shume info

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në zonën e njohur si ish-Blloku.

Mësohet se një person i moshuar është përplasur nga një automjet në rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Kliko per me shume info

“Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:30, në fillim të rrugës “Ibrahim Rrugova”, mjeti me targë AA122 EK, me drejtues shtetasin A. S., ka përplasur këmbësorin S. O., rreth 80 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.