Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, një femër humb jetën

Nje aksident me vdekje ka ndodhur pak para mesnates ne aksin Lushnje-Fier. Policia tha se në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Kliko per me shume info

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.