Aguero del në mbështetje të Leo Messi: Edhe ai është njeri!

Kliko per me shume info

Futbllisti Sergio Aguero ka mbështetur Lionel Messi, pasi kapiteni i Argjentinës humbi penalltinë në barazimin 1-1 kundër Islandës, në ndeshjen e parë të “çelstëve” për Kupën e Botës 2018.

Gabimi i “legjendës” së Barcelonës i kushtoi shtrenjtë skuadrës së drejtuar nga Sampaoli, që nuk mori më shumë se një pikë ndaj një kundërshtari më të lehtë në letër. Nga ana e tij, Aguero shënoi golin e vetëm për argjentinasit.

Kliko per me shume info

“Leo është një njeri si të gjithë, pavarësisht se gjithmonë prej tij pritet të jetë ndryshe nga të tjerët, – tha Aguero. – Unë do t’i qëndroj shumë pranë. Ai e di se nuk shfrytëzoi një moment të mirë për të vendosur ndeshjen, por të gjithë ne besojmë shumë te Messi dhe besojmë se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Ndaj Kroacisë do të bëjmë një punë më të mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.