Afganistan, militantët talebanë rrëmbejnë 33 persona

Bota

Militantët talebanë kanë rrëmbyer 13 punonjës teknikë dhe 20 roje të cilët punonin në ndërtimin e një rruge në provincën Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit në Kandahar, Davut Ahmadi tha se pas një sulmi nga militantët e talebanëve ndaj një kompanie për ndërtimin e rrugëve në qarkun Spin Buldek të Kandaharit, 13 punonjës teknikë dhe 20 roje janë rrëmbyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai bëri të ditur se ka ndodhur përleshje mes militantëve dhe policëve të cilët kanë ardhur për t’i shpëtuar punonjësit. Ahmadi tha se me këtë rast kanë humbur jetën 4 policë dhe një tjetër është plagosur.

Ahmedi thotë se kanë filluar punimet për shpëtimin e pengjeve të cilët nuk dihet se ku janë dërguar.

Talebanët ende nuk dalë me deklaratë në lidhje me rastin.

ME TE LEXUARAT