Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl realizojnë fotot e adhurueshme para dasmës

Showbiz

Vetëm pak ditë na ndajnë nga dita e dasmës së këngëtares së njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, me sportistin çek Jakub Kindl. Ceremonia e tyre do të organizohet në Miami Beach, Florida dhe pritet të jetë një ndër dasmat më të përfolura të vitit. Në të do të marrin pjesë miq e të afërm të Afërditës dhe të sportistit çek.

Pak dita para dasmës Afërdita dhe Jakubi kanë realizuar një set fotografik, ku ata shfaqen më të dashuruar se kurrë. Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, ndërsa Kindle shfaqet shumë elegant i veshur i gjithi me të zeza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afërdita dhe Kindle i kanë publikuar disa prej fotove në profilet e tyre në Instagram dhe tashmë e cilësojnë veten si burrë e grua.

“Barbie dhe Ken më në fund po martohen”, shkruhet mbi fotot e publikuara në Instastory.

ME TE LEXUARAT