A do të hapet dosja Hajdari? Izet Haxhia në gjykatë, pritet vendimi

Gjykata Penale do të vendosë sot nëse do të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili u ekstradua rreth një muaj më parë nga Turqia.

Kliko per me shume info

Ai ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor, ndërsa kërkoi ballafaqim me Sali Berishën.

Sot pritet që të shpalosen pretendimet e Prokurorisë, pasi kërkesa e palës mbrojtëse ishte rihapja e këtij procesi. Avokati i Haxhisë Bashkim Nikolla seancën e kaluar paraqiti një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.