A do ti takojmë ndonjëherë UFO-t? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Soft

Të gjithë janë pothuajse të bindur; në një univers të pafundëm me miliarda yje dhe shumë herë më shumë planete, nuk jemi të vetëm. Por pse deri më tani nuk kemi gjetur asnjë provë të ekzistencës së jashtëtokësorëve?

Kjo është pyetja e ngritur nga shkencëtari Enrico Fermi, që i dha jetë paradoksit që në korridoret shkencore njihet me emrin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I fundit që është munduar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është një ish-shkencëtar i NASA-s. Alan Stern ka qenë pjesë e Agjencisë Hapësinore Amerikane për vite me radhë, duke u përfshirë në 24 misione hapësinore, në tetë prej të cilëve ishte udhëheqës shkencor.

Sot i tërhequr, Alan flet jo vetëm për përvojën e tij tek NASA, por jep edhe mendimin e tij. Ai mbajti fjalën në “Division Planetary Sciences” dhe tha përgjigjen e tij për pyetjen që mundon njerëzimin prej dekadash; nëse alienët janë diku atje, pse nuk i kemi kontaktuar ende?

Stern deklaron se:

Ka shumë teori që mundohen t’i përgjigjen këtij paradoksi. Le të sugjerojmë një tjetër. Që një planet të ketë jetë duhet të ketë ujë dhe ne kemi vëzhguar planete që kanë ujë, por në formë akulli. Botët ujore janë të izoluara dhe vështirë të komunikosh me to për shkak të korracës akullnajore që i mbulon. Këtu mund të fshihen alienët, që mund të mos jenë aq të përparuar, por të veprojnë më shumë si peshq sesa si njerëz”.

Një tjetër opsion, sugjeron ai, është një forma inteligjence jete aliene mund të rriten nëntokë në planete të tjerë, por i qëndron gjithashtu edhe teorisë mbizotëruese.

Sipas kësaj teorie, qytetërimet aliene zhduken para se të zhvillojnë teknologjinë e nevojshme për të udhëtuar në hapësirë për shkak të shterimit të burimeve natyrore në planetin e tyre.

Një skenar të ngjashëm për njerëzimin ka parashikuar në më shumë se një rast i ndjeri Stephen Haëking. Shkencëtari i zëshëm britanik në vitet e fundit të jetës vendosi edhe afate.

ME TE LEXUARAT