600 mijë refugjatë në Shqipëri? Kryeministri flet hapur

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me kampin prej 600 mijë sirianësh që priten të arrijnë në Shqipëri.

Ndërkohë që mediat me prestigjoze të huaja flasin për një lëvizje të tillë, kryeministri Edi Rama vazhdon të mohojë çdo fjalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë një dëgjese me minoritetet në Karahaxh, Sarandë, Rama e cilësoi si "bombë me tym e helm" për qytetarët e këtij vendi.

Deklarata e Ramës

600 mijë ushtarë të ISIS në Shqipëri, janë broçkulla kozmike. Nëse dikush do cmendet në Europë e do na thotë,do buzëqeshim me keqardhje dhe t’i sugjerojmë një psikolog.

Ne nuk bëhemi pikë grumbullimi e ushtarëve të ISIS. Ama Esat Pasha ka gjetur më në fund pasardhës, i ka gjetur më në fund, pasardhës që janë gati të hedhin bomba me tym e me helm për qytetarët e këtij vendi.

Qentë le të lehin karvani shkon përpara.

ME TE LEXUARAT