600 mijë refugjatë në Shqipëri, ish ministri i Ramës zbulon skenarin e kryeministrit: I do që ti mbyllë gojën Europës

Politikë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijon akuzat e tij në drejtim të kryeministrit Rama lidhur me lajmin e ardhjes së 600 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri. Sipas mediave gjermane Rama është vetëorfuar për t’i pranuar.

Ndërsa sipas Manjanit, Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes, siç e quan ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I do refugjatët për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë”, shprehet ndër të tjera Manjani.

Reagimi i plotë:

Nuk është çështje “humanitare”, por poshtërsi politike!

Edi Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes!

I do refugjatët për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë!

I do refugjatët, jo për ti trajtuar njerëzisht, por si lëndë e parë për trafikantët! Ata do ti çojnë me skaf në Itali. Kot fryhen Italianët! Nëse do lejojnë Ramën të bëjë kamp në Shqipëri, duhet ti llogarisin ato refugjatë si në territorin Italian! Aty do i kenë...

I do refugjatët që ti faturojë ushqimin e tyre Europës, paret e të cilës do ti “administrojë” në tepsinë e vet!

I do refugjatët për të bërë teatër me humanizmin, ndërkohë do shkatërrojë pa mëshirë Teatrin Kombëtar!

I do refugjatët si krye-skandal për të fshehur skandalet e përditshme të keqqeverisjes së tij, më të

keqen që kemi që nga koha e komunizmit!

I do refugjatët për të bërë sa më të pajetueshëm Shqipërinë, prej Shqiptarëve! Imagjinoni edhe njehere popullsia e Tiranës e shtuar me refugjatë!!! Politikë e pastër shfarosëse!

Nuk i do refugjatët për të hapur negociatat, por për të bërë të harrohet moshapja e tyre!

I do refugjatët, jo për të qenë solidar me Europën, por për të ngjarë gjithnjë e më shumë si miza që rri në bythë të kalit dhe shet pordhë se po tërheq karrocën!! (Seksioni shqip i DË na e cpifi me këtë gjë)

Shitja e kësaj çështje si “humanitare” për të prekur në tela emocionet e njerëzve, është poshtërsi Kombëtare! Ata që e bëjnë janë të poshtër!

Ata refugjatë nuk duan Shqipërinë , por Gjermaninë dhe BE! Ndaj ti trajtojnë ata e jo ne! Pra nuk është se na erdhën në derë dhe ne po i përzëmë!

Jo! Po na i sjellin me pahirin e tyre dhe me dëshirën e Edi Ramës për të sunduar në Shqipëri!

Më çudit HESHTJA e OPOZITËS!

ME TE LEXUARAT