Zëvendësministri i MPB-së pret ekipin vlerësues për liberalizimin e vizave

Kosovë&Rajon

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selam Shkodra ka pritur në takim zëvendës drejtorin e drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për migracion dhe punë të brendshme.

Ata ndodhen në kuadër të misionit vlerësues përfundimtar për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot me një ekip nga MPB dhe policia e Kosovës pritëm në takim z. Simon Mordue zv.drejtor i drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për migracion dhe punë të brendshme dhe ekipin e tij në kuadër të misionit vlerësues përfundimtar për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, shkruan Shkodra në Facebook./Indeksonline/

ME TE LEXUARAT